Trikomonas

Trikomonas

Cfarë është trikomoniaza?


Trikomoniaza është një sëmundje seksualisht e transmetueshme që shkaktohet nga një parazit i quajtur trikomonas. Ndonjëherë përdoret edhe shkurtimi Trik. Takohet shpesh në femrat e reja dhe seksualisht aktive.

Si e marin femrat trikomonasin?


Trikomonasi përhapet përmes kontaktit seksual.

Cfarë shkakton infeksioni me trikomonas?


Disa paciente nuk kanë simptoma. Simptomat mund të shfaqen 5-28 ditë pas infektimit dhe përfshijnë:

  • Sekrecione vaginale anormale me ngjyrë jeshile-të verdhë dhe me aromë jot ë mirë.
  • Discomfort gjatë seksit dhe urinimit.
  • Irritim dhe prurit (kruarje) në zonat genitale

Si diagnostikohet trikomoniaza?


Femrat me shqetësimet e mësipërme duhet të kontaktojnë gjinekologun. Fillimisht do të kryhet një ekzaminim gjinekoogjik gjatë së cilës gjinekologu do të identifikojë pika të vogla të kuqe në brendësi të vaginës dhe mbi sipërfaqen e qafës së mitrës. Më pas ai do të marrë material nga sekrecionet dhe ta dërgojë për ekzaminim direkt nën mikroskop me qëllim identifikimin e parazitit. Analiza të tjera nga sekrecionet përfshijnë kulturën vaginale dhe identifikimin e AND së trikomonasit.

Si trajtohet trikomoniaza?


Trikomoniaza trajtohet me këta antibiotikë: Metronidazol dhe tinidazol. Ato mund të jepen me rrugë orale me dozë të vetme një ditore ose edhe disa ditore (këtë e përcakton mjeku). Medikamentet orale mund të shoqërohen edhe me medikamente që përdoren në rrugë locale (vaginale / viulvare) si krem apo ovula.

Femra nuk duhet të ketë kontakt seksual deri sa ajo dhe partneri të mbarojnë mjekimin për trikomoniazë.

Cfarë ndodh nqs nuk merret mjekim?


Nqs trikomoniaza nuk mjekohet atëherë ajo mund të transmetohet tek parteri seksual.

Trikomoniaza rrit edhe rrezikun që një femër të marrë HIV-in gjatë kontaktit seksual apo edhe ta transmetojë atë tek partneri.

A duhet informuar partneri për infeksionin me trikomonas?


Po – partneri duhet të informohet pasi edhe aim und të infektohet ose mund të jetë tashmë I infektuar. Mjekimi duhet të përfshijë të dy partnerët.

A shkakton problem gjatë shtatzanisë infeksioni me trikomonas?


Shtatzanat e infektuara me trikomonas mund të kenë lindje para kohe ose në peshë më të vogël nga sa pritej. Metronidazoli mund të përdoret në shtatzani, or është më mirë të evitohet gjatë tremujorit I. Megjithatë i dhënë lokalisht ai nuk paraqet problem.

error: Content is protected !!