Testet urinare të shtatzanisë janë një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e saktë për të përcaktuar në se jeni apo jo shtatzanë. Ato nuk kushtojnë shumë dhe mund të gjenden në çdo farmaci.
Si funksionojnë testet urinare të shtatzanisë?
Testet urinare të shtatzanisë funksionojnë duke hetuar për praninë e një hormoni të quajtur human chorionic gonadotropin – HCG (gonadotropina humane korionike) në urinën tuaj. Ky hormon gjendet tek femra vetëm kur ajo është shtatzanë. HCG mund të detektohet që 10 ditë pas fertilizimit (koncepsionit), në momentin kur embrioni implantohet në mënyrë solide në endometër (kavitetin e mitrës).
Sa të sakta janë ato?
Nqs përdoren në mënyrë korrekte, testet urinare të shtatzanisë janë shumë të sakta. Saktësia e tyre kalon > 90%. Nqs testet urinare të shtatzanisë rezultojnë pozitive, kjo do të thotë se ju jeni shtatzanë. Nqs ato rezultojnë negative, do të thotë se ju nuk jeni shtatzanë. Saktësia e tyre reduktohet nqs ato janë jashtë datës së skadencës ose kur përdoren në mënyrë jo korrekte. Për këtë arsye duhet të lexohen instruksionet përpara përdorimit.
Sa “shpejt” duhet ta bëj testin urinar të shtatzanisë?
Testet urinare të shtatzanisë mund ti përdorni menjëherë sapo të konstatoni se keni mungesë në menstruacione ose kur mendoni se jeni shtatzanë. Shpesh herë, një test urine është i aftë të njoftojë për një shtatzani që 10 ditë pas kontaktit seksual. Megjithatë testet e bëra shumë herët mund të japin shpesh herë rezultate fals negative apo fals pozitive. Nqs keni një cikël jo të rregullt menstrual, atëherë momenti më i saktë për të kryer një test urine është rreth 3 javë pas kontaktit seksual.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
Si kryhet?
Në përgjithësi, të gjithë testet urinare kanë instruksione pak a shumë të ngjajshme: stiku i testit duhet të ekspozohet ndaj urinës për 7 – 10 sekonda. Kjo mund të kryhet direkt gjatë urinimit. Një tjetër teknikë është mbledhja e urinës në një gotë të pastër dhe zhytja e stikut për 7 – 10 sekonda. Duhet të prisni 5 minuta deri sa rezultati të jetë i qartë.
Kur mund të duket shtatzania me ekografi?
Në rast të një evolucioni normal të shtatzanisë, ekografia do të mund të evidentojë shtatzaninë duke filluar nga 2 javë pas testit të parë urinar pozitiv.
Kujdes:
Testet urinare nuk përcaktojnë dot ecurinë e shtatzanisë! Testi urinar nuk mund të bëjë dot dallimin mes një shtatzanie me ecuri normale dhe shtatzanive me ecuri jo normale. Gjithashtu ato janë më pak sensitive se testet në gjak.