Acidi folik është një lloj vitamine B. Ajo ndihmon në krijimin e qelizave të reja. Acidi folik dhe folatet janë sinonime për të njëjtën përbërje. Acidi folik është një formë folati i krijuar nga njeriu. Folate në mënyrë natyrale gjenden dhe në disa ushqime. Mjaft femra nuk arrijnë dot të marrin sasinë e duhur të folateve me anë të dietës. Në shumicën e rasteve kjo vjen nga mungesa e informacionit në këtë drejtim.
Kush ka nevojë për acid folik?
Të gjithë kemi nevojë për acid folik. Më shumë i rëndësishëm acidi folik është për femrat në moshën riprodhuese. Nqs një femër ka mjaftueshëm acid folik në trupin e saj përpara dhe gjatë shtatzanisë, atëherë ajo mund të parandalojë disa anomali (defekte) madhore të fetusit:
- Spina bifida e cila është një anomali e cila shfaqet kur në një fetus (ende të palindur; pra në barkun e nënëns) shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Si rezultat palca e kurrizit nuk është e mbrojtur, del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që dalin nga ajo. Për këtë arsye, nervat që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera nuk funksionojnë si duhet. Fëmijët e lindur me spina bifida shpesh kanë aftësi të kufizuara të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithashtu këta fëmijë mund të kenë nevojë për intervente të shumta kirurgjikale për shkak të këtyre aftësive të kufizuara fizike.
- Anencefalia, është një anomali fetale gjatë së cilës shumica ose i gjithë truri fetal nuk arrin të zhvillohet.
- Ka edhe studime të tjera që sugjerojnë se suplementi me acid folik mund parandalojë edhe anomali të tjera të lindjes.
Acidi folik gjithashtu ndihmon edhe trupin tuaj të jetë sa më i shëndetshëm. Marrja në sasi të pamjaftueshme mund të shkaktojë anemi. Gjithashtu ka hipoteza që sugjerojnë një rol të acidit folik edhe në shëndetin e zemrës dhe në parandalimin e ndryshimeve qelizore të cilat mund të cojnë në shfaqjen e kancerit.
https://www.youtube.com/watch?v=NTWM3GsNGtc
Sa është nevoja për acid folik?
Femrat në moshën riprodhuese kanë nevojë për 400-800 mcg acid folik cdo ditë edhe nqs ato nuk planifikojnë një shtatzani. Nqs ato do të kenë një shtatzani, atëherë fetusi do të ketë shumë më pak mundësi të preket nga anomalitë e sipër përmendura.
- Femrat që janë shtatzana ose që planifikojnë një shtatzani. Dozat e nevojshme për acid folik janë 400-800 mcg në ditë që në fillim të shtatzanisë. Idealja do të ishte të merret kjo sasi të paktën 3-4 muaj përpara koncepsionit. Acidi folik duhet të merret gjatë gjithë shtatzanisë.
- Femrat në laktacion. Femrat që ushqejnë fëmijët me gji kanë nevojë për 500 mcg acid folik në ditë. Për këtë arsye një pjesë e mjekëve rekpomandojnë marrjen e multivitaminave që përmbajnë acid folik edhe gjatë laktacionit.
- Nqs gruaja ka një fëmijë të lindur me defektet e sipërpërmendura (spina bifida dhe anencefali), atëherë nevojat ditore për acid folik janë më të mëdha. Në raste të tilla doza ditore për acidin folik rekomandohen të jenë 10 fish më të mëdha: 4000 mcg. Doza të tilla të larta do të ulin rrezikun që edhe fëmija i dytë të jetë i prekur nga a spina bifida apo anencefalia.
- Nqs keni një pjestar familje me spina bifida, atëherë sërish dozat e rekomanduara janë 4000 mcg në ditë acid folik.
Disa individë kanë nevojë për më shumë acid folik. Këtu përfshihen ato që:
- Marrin medikamente për epilepsi, diabet tip II, artrit rheumatoid, lupus, psoriazis, astma dhe sëmundje inflamatore intestinale.
- Kanë sëmundje të veshkave ose që janë në dializë.
- Kanë sëmundje të mëlcisë.
- Kanë drepanocitozë.
- Konsumojnë alkool.
Nuk planifikoj një shtatzani tani. A më duhet të marr acid folik?
Po!. Defektet e trurit dhe të shpinës ndodhin në stadet e hershme të shtatzanisë, shpesh përpara se femra të jetë në dijeni për shtatzaninë. Në momentin që mëson se është shtatzanë, mund të jetë shumë vonë për të parandaluar këto defekte. Për këtë arsye, rekomandohet që femrat në jetën riprodhuese të marrin 400-800 mcg ac folik cdo ditë!
Si mund ta marr dozën e duhur ditore të acidit folik?
Doza e duhur ditore e acidit folik mund të merret përmes multivitaminave të cilat përmbajnë dozën e duhur të acidit folik. Nqs multivitaminat janë të rënda për tu konsumuar dhe ju shkaktojnë trazirë në stomak atëherë mund të konsumoni likide që përmbajnë dozën e duhur të acidit folik. Një tjetër alternativë është të konsumoni tableta që përmbajnë vetëm acid folik (janë më të vogla dhe më të lehta për stomakun).