Doctor Home Page

Në vend të mirëseardhjes …

Kjo faqe ofron informacione të ndryshme mjeksore lidhur me Shëndetin Riprodhues, Obstetrikën & Gjinekologjinë. Këto disiplina të mjeksisë fokusohen mbi shëndetin e gruas, shëndetin riprodhues, shtatzaninë, lindjen, lehoninë, laktacionin, dhe kontracepsionin.

Qëllimi është sigurimi i një informacioni bazë për pacientet në lidhje me aspektet normale, me sëmundjet e ndryshme që prekin shëndetin e femrës (infertilitetin, sëmundjet e shtatzanisë, miomat, tumoret, kistet, infeksionet gjenitale etj) por edhe me mundësitë për trajtim (medikamentoz & kirurgjikal) të këtyre sëmundjeve. Me një interes të veçantë në këtë faqe do të trajtohen Infertiliteti & Teknikat Artificiale të Riprodhimit (kryesisht IVF) dhe teknikat mini-invazive të kirurgjisë gjinekologjike (Laparoskopia & Histeroskopia).

Informacioni bazohet në njohuritë e fituara nga specializimet & trajnimet e vazhdueshme, por edhe në përvojën time klinike të fituar gjatë aktivitetit nëpër spitale të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Motoja ime është: Trajtimi i pacientes fillon me informimim i plotë i saj.

Si të parashikosh shanset në Fertilizim In Vitro

Kur flasim për trajtimin e infertilitetit nje nga pyetjet më të shpeshta është edhe ajo lidhur me shanset për sukses të Fertilizimit In Vitro. Por që të kuptojmë shanset për sukses, duhet që të flasim fillimisht piramidën e Fertilizimit In Vitro, një model mjaft i mirë ky për të shpjeguar dhe kuptuar sa më thellë […]

Duhani & (In)fertiliteti mashkullor

Nuk ka njeri të mos jetë tashmë në dijeni të efekteve të dëmshme që duhani ka mbi shëndetin në përgjithësi. Por jo të gjithë e dinë se duhani ka efekte të dëmshme edhe mbi fertilitetin mashkullor. Duhani tek meshkujt shkakton: Impotencë, Çrregullime hormonale Dëmtime të cilësisë së spermës. Tymi i duhanit përmban > 4000 lëndë […]

Cila është mosha më e mirë për të lindur?

Me rritjen e moshës së femrës, dihet që fertiliteti i saj reduktohet. Sasia e vezëve në vezore (rezerva ovariane) reduktohet me kalimin e kohës. Cilësia e vezëve “të mbetura” reduktohet me kalimin e kohës Numri i vezëve / embrioneve normale nga ana gjenetike reduktohet me kalimin e kohës Një embrion me numër normal të kromozomeve […]

Shtatzania biokimike

Pritja për një test shtatzanie pas trajtimeve të ndryshme të fertilitetit (IUI ose IVF) është një periudhë e mbushur plot ankth dhe stres tek një pjesë e mirë e pacienteve. Dhe në momentin e marrjes së një rezultati pozitiv, vendin e ankthit dhe stresit e zë gëzimi dhe shpresa. Por disa ditë më vonë, një […]

Infertiliteti & Fertilizimi in vitro

Aspirimi i vezeve

error: Content is protected !!